E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Plagosi pa asnjë shkak pronarin e një klubi nate në Rumani, 35-vjeçari shqiptar shpallet në kërkim nga autoritetet vendase.

Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet në Rmuani, pasi ka plagosur me thikë një nga pronarët e klubit Nuba në Bukuresht.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari është identifikuar si Elis Rroshkodol dhe është 35 vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se ai mund të jetë larguar nga Rumania dhe tashmë fshihet në Shqipëri.

Mediat në vend, teksa kanë zbardhur dimanikën e ngjarjes dhe dyshohet se 35-vjeçari pa asnjë shkak është ngritur nga tavolina ku qëndronte dhe është drejtuar nga ajo e pronarit, duke e plagosur me thikë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit