Gjatë ditës së sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 13 deri në 18 °C, në vendet e ulëta nga 12 deri në 19 °C dhe në vendet malore nga 6 deri në 15 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk parashikohet të ketë probleme në det të hapur./btvnews.al