E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Snajper, pushkë, pistoletë e municion luftarak; Policia gjen arsenal armësh në një banesë, po bëheshin gati për shitje tek grupet kriminale

Policia e Shkodrës ka finalzuar një operacaion dhe ka sekuestraur një arsenal armësh. Mësohet se operacioni është zhvilluar  në fshatin Mali i Jushit, Bushat.

Për armët e gjetura është shpallur në kërkim 43-vjeçari, poseduesi i arsenalit të armëve, i cili në momentin e kontrollit nuk u gjet në banesë dhe është proceduar në gjendje të lirë nëna e tij.

Autoritetet bëjnë me dije se arsenali armëve dhe dyshohet se po përgatitej për t’i shitur ato te shtetas me precedent kriminal, të cilët dyshohet se do t’i përdornin armët për të kryer krime ndaj personit dhe pronës.

Konkretisht u gjet 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e armëve të gjetura në banesë.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë vijon puna për kapjen e poseduesit të arsenalit të armëve, shtetasit A. I./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit