Investime në infrastrukturë, kanalizime dhe ujësjellës është zotimi i kandidatit të PD për Këlcyrën Adriatik Spahiu. Në prezantimin e tij, Kryetari i Komanduar i PD, Enkelekd Alibeaj kërkoi mbështetjen e demokratëve më 14 maj, duke thënë se fitorja e Spahiut do të ndikonte dhe në bashkimin e partisë.
‘Na votoni ne, se ne kemi një djalë, një zotëri të nderuar, se ka një program që është tamam ashtu siç duhet këtij qyteti, kësaj bashkie, të gjitha shtresave të kësaj bashkie. Do të kemi mundësi jo vetëm ta votoni, por edhe ta kontrolloni mbas momentit që do të zgjidhet në krye të bashkisë, sepse kjo është e rëndësishme’.
Teska u kërkoi qytetarëve që të mos votojnë kandidatët e PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alibeaj tha Berisha ka bërë pazare politike me Ilir Metën për të dëmtuar demokratët./btvnews.al