Çmimet e karburanteve kanë njohur sërish ulje.
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë që nafta të shitet 4 Lekë më lirë. Pra 1 litër naftë duke nisur nga dita e sotme e deri në vendimin e ardhshëm të Bordit do të shitet me 177 Lekë për litër.
Ndërkohë benzina do të shitet me 178 Lekë për litër. Gazi do të shitet me 75 Lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./btvnews.al