E premte, 29 Nëntor, 2024

Probleme në Bajpasin e Murrizit, rruga me deformime e gropa të shumta

Bajpasi i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit vijon të jetë një segment problematik për të gjithë ata drejtues mjetesh që zgjedhin të shkojnë në Qarkun Dibër apo Tiranë nëpërmjet tij.

Në këtë pjesë rruge ka shumë deformime të asfaltit duke u bërë burim aksidentesh. Po ashtu një tjetër problem janë edhe gropat e hapura kohët e fundit.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo pjesë rruge nuk ka asnjë siguri për të qarkulluar dhe se duhen marrë masa të menjëhershme. E gjithë rruga nga Qafa e Murrizit deri në hyrje të tunelit në anën e fshatit Bastar ka këto problematika.

Duke qenë se kjo rrugë tashmë ka një fluks të shtuar automjetesh, përdoruesit e mjeteve kërkojnë që të tregohet më shumë vëmendje, të paktën deri sa të hapet tuneli. Gjendjen e keqe të rrugëve e kanë vënë re edhe të huajt që zgjedhin të vijnë në vendin tonë.

Problemet në këtë segment rrugor janë të vazhdueshme por kur ka reshje shirash shtohet edhe rënia e gurëve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit