Një shtetas rumun me iniciale A.C. 32 vjeç tentoi të kalonte me një shumë të konsiderushme valute të padeklaruar në aeroportin e Rinasit.
Bëhet fjalë për 18,500 Paund të cilat iu sekuestruan.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./btvnews.al