Klubi i Manchester Cityt do të ketë një akademi në Durrës. Sot është nënshkruar kontrata dhe fëmijët e qytetit të Durrësit do të kenë mundësi të stëviten nga trajnerët e klubi anglez.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin dhe shkruan se projekti është në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara.
POSTIMI I PLOTË:
⭐️⚽️AKADEMIA E KLUBIT TË MANCHESTER CITY DHE SHKOLLA E TIJ FUTBOLLIT PËR FËMIJËT DO TË KENË NË DURRËS KAMPUSIN E TYRE PËR RAJONIN💪💪💪
❤️ Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën./btvnews.al