Banorët e zonës së Ulzës në Mat çelën sezonin e ri turistik me festën tradicionale të zonës “Shën Markun”, një festë e cila simbolizon daljen përfundimisht nga stina e dimrit.
Nën organizimin e Kishës “Shën Marku” Ulëz dhe banorëve të zonës, u zhvillua një aktivitet festiv në qendër të qytezës ku veç këngëve e valleve u mbajt edhe një panair i prodhimeve artizanale e bujqësore me pjesmarrës të ndryshëm.
Drejtuesi i Kishës Katolike Mat, Don Gianfranco Cadenelli tha se kjo festë është ndër më të rëndësishmet e zonës së Ulzës.
Për Xhovana Gjonin, një tjetër organizatore, kjo festë hap zyrtarisht edhe sezonin turistik në Ulëz pasi tashmë të vizitosh këtë qytezë është një mundësi shumë e mirë për atë çka ajo ofron.
Nxënësit e shkollës së Ulzës u bënë pjesë e kësaj feste me interpretime të ndryshme në poezi, këngë e valle.
Çdo vit festa e “Shën Markut” në Ulëz nis sezonin turistik veror pasi natyra përreth vishet gjelbër. /btvnews.al