E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Vrasja e Adrian Nikulajt në Shëngjin, policia zbardh ngjarjen: Morën pjesë 6 persona

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat, zbardhi detaje për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin.

Rrumbullaku deklaroi se janë siguruar prova biologjike të pakundështueshme, që i përkasin autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Nga provat janë caktuar masat e sigurisë për 6 persona. Një shtetas me kombësi shqiptare dhe britanike, një portugez dhe 4 britanikë, mes tyre një vajzë, por emrat e tyre nuk bëhen me dije për arsye hetimi.

Autorët sipas Rrumbullakut, janë larguar nga territori shqiptar por punohet për kapjen e tyre.

Ndërsa si motiv i ngjarjes nga policia dyshohet se është gjakmarrja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit