E martë, 18 Shkurt, 2025

Zbulohet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, gjendet në familjen…

Rituali është gjithmonë i njëjtë. Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën përpara se të puthë dhe të vendose në ballë një nga Kuranet më të vegjël në botë. Për breza të tërë, libri i shenjtë me madhësinë e një pulle postare është transmetuar në familjen e tij ndër breza duke i mbijetuar luftërave, por edhe diktaturës komuniste, regjimit më fanatik në botë i cili ndaloi dhe besimet fetare.

Studiuesit thonë se është një nga Kuranet më të vegjël të regjistruar.

“Ne e kemi ruajtur brez pas brezi me përkushtim absolut”, tha Prushi, 45 vjeç për AFP në shtëpinë e tij në Tiranë.

Vetëm dy centimetra i gjerë dhe një centimetër i trashë, libri pothuajse zhduket në pëllëmbën e dorës së Prushit dhe mund të lexohet vetëm me një lupë zmadhuese.

Kurani është i vështirë të datohet në mungesë të analizave shkencore, por sipas studiuesve kopja prej 900 faqesh, mendohet se daton që prej shekullit të 19-të.

45 vjeçari thotë se familja ka marrë oferta të shumta për ta blerë, përfshirë edhe nga muzetë, por ata refuzojnë se e konsiderojnë si pasurinë më të madhe të familjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit