Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar qytetarëve në Shkodër votën për kandidatët për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 Majit. Ai thotë se zgjedhja e sa më shumë anëtarëve në Këshillat Bashkiakë do të ndikojë dhe në bashkimin e demokratëve.
“Do të jenë kandidatët që jo vetëm politikisht, por edhe praktikisht do t’i hapin bashkitë dhe do t’i çojnë ato pranë qytetarëve. Gjithë shkodranët, gjithë shpirtrat e lirë do duhet të bëjnë një gjë më 14 Maj, të votojnë Partinë Demokratike.”
Alibeaj sulmoi dhe kundërshtarët e tij politik, duke thënë se Rama Berisha dhe Meta kanë një aleancë anti-perëndimore.
“Secili prej tyre për interesa personale janë lidhur në një aleancë okulte anti-perëndimore. Një pushtet i korruptuar dhe një pjesë e ashtëquajtur opozitë, e korruptuar po ashtu. Shkëmbejnë, japin dhe marrin gjithçka.”/btvnews.al