E diel, 20 Prill, 2025

“All in”, projektin e ri të Noizy-t mund ta dëgjoni më parë këtu!

Duket se kjo është stina e projekteve të reja për reperin Noizy, që po i nxjerr njëri pas tjetrit e po mban të karikuar publikun.

Ai po përdor platformat e tij në rrjete sociale për të promovuar këngët e reja, ndërsa e fundit do të titullohet “All in”.

Ky projekt është publikuar fillimisht si një demo në llogarinë e reperit në Instagram dhe duket se fansat e dashuruan menjëherë!

 

 

Kohët e fundit, Noizy po tregohet tepër “i butë” në tekstet e tij, me fjalë të ëmbla e përkëdhelëse me të cilat i drejtohet vajzave. E duket se këto të fundit po i pëlqejnë tepër këto tekste!

Teksa i kushton vëmendje karrierës së tij, Noizy po kalon edhe disa “peripeci” të tjera dhe këtu e kemi fjalën për ngjarjet me Cllevion.

Këtë të fundit, ai e denoncoi në polici pasi e përndiqte dhe i shkaktonte ankth, por revolta e publikut e detyroi Noizy-n të pendohet e të tërheqë denoncimin

Artikuj te ngjashem

Me te fundit