Sali Berisha ka vijuar me takimet elektorale dhe këtë të enjte është ndalur në Valias të Kamzës së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Berisha tha se Rama do të mashtrojë sërish shqiptarët, kësaj here me “zorrën qorre në gojë dhe me tallava”.
“Edi Rama tani përpiqet që të hedhë valle mbi varfërinë tuaj, të hedhë valle mbi mjerimin e shqiptarëve. Përpiqet t’ju mashtrojë me tallava. Njeriu që ka mashtruar shqiptarët për çdo gjë.
Tani përsëri beson se me zorrën qorre në gojë dhe me tallava dhe vithet në tallava do të mund të mashtrojë përsëri shqiptarët. Ai vetëm për të maskuar vjedhjet e tij është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit”, deklaroi Berisha./btvnews.al