Lavdie Xheka në dosjen ku mbante dokumentet e saj kishte dhe dy regjistra të shkollës fillore Gjoricë, shkollë në të cilën ka qenë mësuese për disa vite, me kohë të plotë dhe së fundmi si zëvendësuese.
Ajo thotë se për shkak të mosmarrëveshje dhe nga inati personal me drejtorin ajo mori regjistrat.
Ndërsa shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Reagim i Komisariatit të Policisë Bulqizë
Në lidhje me një rast të publikuar mbrëmjen e datës 25 prill 2023, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku shtetasja Lavdie Xheka, kishte marrë nga shkolla dy regjistra të klasave të ndryshme dhe nuk i kishte dorëzuar ato, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorim detyre”, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset L.XH., 52 vjeçe; E.S., 33 vjeçe, banuese në Bulqizë.
Shtetasja Lavdie Xheka, duke qenë me detyrë mësuese në shkollën 9-vjeçare Gjoricë në Bulqizë, ka marrë nga ambientet e shkollës dhe nuk ka dorëzuar dy regjistra të dy klasave të ndryshme, duke i publikuar më pas në media. Ndërsa shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112./btvnews.al