Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirt pritet të jenë të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 1 deri në 18C, në zonat e ulëta nga 3 deri në 23 °C, në zonat bregdetare nga 7 deri në 24 °C./btvnews.al