DASHI- Dukeni të qetë, por në fakt diçka ju mban në ankth. Largojini mendimet negative dhe bëni diçka konkrete për të ruajtur harmoninë me partnerin.
DEMI- Do të jetë një ditë plot kontraste dhe keqkuptime në dashuri. Një person i cili vjen nga e kaluara, do të rikthehet dhe do ju turbullojë mendimet.
BINJAKËT- Gjatë kësaj të enjteje do të kërkoni ngushëllim tek partneri dhe do të shuani çdo dyshim që deri më tani ju ka përndjekur. Konfirmimi i lidhjes tuaj, është i rëndësishëm.
GAFORRJA- Në dashuri do të jeni të padurueshëm dhe të mbushur me pasiguri. Jeni në kërkim të zgjedhjes së duhur për ta bërë sa më solide një lidhjen tuaj. Sfera intime, nuk është në maksimumin e saj. Kush është vetëm, duhet të dalë nga pasiviteti.
LUANI- Do të jeni në harmoni të plotë me personin që dashuroni dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Do të ndiheni si një njeri krejt tjetër. Ata që nuk janë në një lidhje, duhet të tregojnë kujdes ndaj thashethemeve si dhe duhet të largojnë miqtë e rremë.
VIRGJËRESHA- Do të jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe doni të shkëputeni prej saj. Nëse partneri/ja do të marrë një periudhë pushimi, mundohuni ta kaloni darkën jashtë.
PESHORJA- Rikthimi i një personi të së kaluarës, do ua bëjë këtë ditë të padurueshme. Prania e tij/saj, do ju qëndrojë si hije, por mundohuni të mos humbni qetësinë, për të mos dëmtuar lidhjen që keni krijuar. Kush është vetëm, do të kalojë një mbrëmje argëtuese dhe me njohje të reja.
AKREPI- Do të jeni të trazuar dhe kjo gjë do të vihet re edhe nga partneri. Përpiquni të organizoni një shëtitje apo një piknik me personin që doni dhe do të rigjeni harmoninë.
SHIGJETARI- Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për të dashuruarit, do të jeni në harmoni të plotë me personin që dashuroni.
BRICJAPI- Dita do të nisë me ndonjë të papritur, por do të ketë shumë gjëra pozitive për të cilat do mund të gëzoheni. Nëse keni një lidhje solide, nuk do të ndjeni asnjë shqetësim.
UJORI- Merrni përsipër fajin tuaj dhe mos e qortoni partnerin/en për çdo mangësi që mund të ketë në çift. Ndonjëherë edhe sjellja juaj është e padurueshme. Kush është vetëm, do të zyrtarizojë lidhjen dhe do të mendojë vetëm për t’u argëtuar.
PESHQIT- Do të përjetoni emocione të mrekullueshme me personin që dashuroni dhe jeta në çift do ju dhurojë kënaqësi të shumta. Partneri/ja e ka fituar plotësisht zemrën tuaj./btvnews.al