Një makinë ka marrë në flakë në Rrugën e Arbërit. Policia sqaron se mjetivtip “Ford” ka marrë flakë në lëvizje.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I PLOTË
Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./btvnews.al