E enjte, 23 Janar, 2025

Rihapet gara për titull në Angli

Manchester City rihapi garën për titullin në Angli pas një fitoreje të thellë me Arsenalin kryesues.

Me dy gola të De Bruyne, një nga John Stones dhe një nga Haaland skuadra e Guardiolas fitoi 4-1 ndaj londinezevë që drejtohen nga Arteta, ish-zevendës i tij.

Tashmë City është vetëm 2 pikë larg kreut me dy ndeshje më pak dhe mund të marrë kryesimin e kampionatit me një fitore ndaj Fulham.

“Tre ndeshjet e ardhshme do të jenë vërtet, shumë të rëndësishme. Por gjëja më e rëndësishme është se fati ynë është në duart tona”.

Manchester City do të tentojë të fitojë tre trofe pasi është ende në garë në finalen e FA Cup ashtu edhe në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sa i përket Arsenalit, trajneri Mikel Arteta do të ketë një punë të madhe pasi skuadra ka pasuar goditje psikologjike.

“Sigurisht që ne duhet të ngremë lojtarët së pari, sepse ata vuajtën më shumë nga kjo humbje. Ne duhet të bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, sikuese kemi bërë deri tani dhe të rikthehemi tek fitorja”.

Në 5 ndeshjet e fundit, Arsenal ka fituar një, ka marrë 3 barazime dhe një humbje. Topçinnjtë e Londrës do të luajnë edhe 5 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit