Banorët e qytetit të Bulqizës ndjehen te rrezikaur nga qentë endacake në pedonalen e qytetit ,te cilet jane problem për ta, sidomos në perjudhën e pranverës.Në mungesë të ushqimit qentë endacake tashmë ushqehen ne kazanat e mbeturinave,por jo vetëm.
Qentë, vetem 5 metra larg në ambjentet e jashtme të spitalit te Bulqizës grumbullohen duke rrezikuar edhe jetën e pacientëve.Banorët e Bulqizës shprehen se ndjehemi shume te rrezikuar nga qentë endacakë pasi jane tepër agresiv dhe me sëmundje.
Banorët shprehen se qentë I sjellin nga rrethet e tjera si Burreli dhe Klosi,ndaj ata kërkojnë qe të merren masa nga ana e Bashkisë për vaksinim,osë grumbullimin e tyre.
Ndërkohë mjeku pranë spitalit të Bulqizës Shahin Kaja, bën me dije se gjatë vitit të kaluar dhe në ditët e sotme në urgjencën e spitalit jane paraqitur përsona nga kafshimet jo vetëm në qytet por edhe në fshatrat përreth./btvnews.al