Prej ditësh ka nisur puna për asfaltimin e segmentit të vetëm të rrugës së Arbrit që deri tani nuk ishte asfaltuar, ai nga ura e Vashës deri në Qafën e Buallit.
Mjete të firmës ndërtuese të rrugës po punojnë në të dy anët për të shtruar sa më parë trasenë deri ku bashkohet me segmentin tjetër në Qafën e Buallit.
Banorë të fshatit Plan i Bardhë thanë se me asfaltimin e këtij segmenti shkurtohet akoma më shumë distanca me Tiranën e Bulqizës, Dibrës dhe fshatit të tyre.
Sipas banorëve, shtrimi i saj ishte domosdoshmëri për shkak se duhej bashkuar me pjesën e përfunduar nga Bulqiza deri në Maqellarë.Burime pranë firmës ndërtuese thanë se ky segment rrugor pritet të jetë i qarkullueshëm me automjete brenda pak ditësh pasi paralelisht po punohet edhe për vendosjen e barrierave metalike anësore./btvnews.al