Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg në Belgjikë, pasi është shpallur fajtor për trafik kokaine në shkallë të gjerë.
Sipas asaj që raportojnë mediat belge shkruajnë se arrestimi është kryer më 22 dhjetor të vitit 2021, ku policia gjeti në shtëpinë e tij 21 doza kokaine.
Po ashtu atij i janë sekuestruar dhe 5000 euro cash dhe orë dore të shtrenjta me vlerë 71 mijë euro.
Ai akuzohet se ka tregtuar lëndë narkotike për dy vite dhe se u ka shitur drogë të paktën 90 personave.
Përpos dënimit me tre vite burg, prokurori kërkoi të sekuestrim të mjetit të tij tip “Mercedez” si dhe orët./btvnews.al