Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Në mesditë priten zhvillime të vranësirave përgjatë relieveve malore.
Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim veiperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare deri 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 1 deri 19°C,në zona e ulëta 3 deri 25 °C dhe në zonat bregdetare 7 deri 24 °C./btvnews.al