Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje së lëndëve narkotike.
I gjithë operacioni i policisë ka qenë i rastësishëm, teksa në një postbllok ka parë lëvizjet e dyshimtave të një makine ku udhëtonin dy të arrestuarit.
Makina bëri një kthesë të menjëhershëm dhe për këtë arsye dhe agjentët e ndoqën dhe e ndaluan, teksa dy personat që udhëtonin brenda saj shfaqën nervozizëm të pajustifikuar.
Qeni antidrogë më pas ndjeu se dy të dyshuarit fshihnin lëndë të jashtëligjshme dhe kështu pas një kontrolli në banesën e tyre u gjetën të fshehura mjeshtërisht brenda në një jastëk 1.6 kg kokainë e pastër, 25 mijë euro dhe një pistoletë.
Emri i shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet me dije, por mësohet se vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./btvnews.al