Bordi i Transparencës publikoi çmimet e reja të karburanteve, që nisin të zbatohen nga kjo e premte, në orën 18:00.
Nafta do të shitet me 174 lekë/litri me pakicë, benzina me 177 lekë/litri me pakicë dhe gazi 66 lekë/litri me pakicë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./btvnews.al