E diel, 20 Prill, 2025

Senati miraton kandidaturën, David Kostelancik do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Senati Amerikan ka miratuar këtë të premte kandidaturën e diplomatit David Kostelancik për ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri.

Kostelancik është propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden pak muaj më parë për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim, dhe pas shumë javësh pritjes emri i tij është konfi9rmuar për të ardhur në Shqipëri.

Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomaci, madje ka punuar dhe në ambasadën amerikane në Tiranë.

Ai ka qenë edhe Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtori i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit.

Ai ka punuar dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, ka punuar në Misionet Amerikane në OSBE dhe në NATO, si dhe në ambasadën amerikane në Turqi.

Aktualisht mban detyrën e këshilltarit të stafit ushtarak në Pentagon. Nga jetëshkrimi i tij mësohet se ai flet shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit