Merr fund ndotja e ambjentit nga ujërat e zeza në fshatin Vojnik të Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër.
Pushteti vendor ka bërë rehabilitimin e rrjetit të ujërave të ndotura në këtë zonë duke eleminuar një problematikë që i shiqëronte banorët prej vitesh.
Vetë banorët e Vojnikut shprehen se ka qenë këmbëngulja e medias e cila e ka bërë publike disa herë problemin, duke detyruar më në fund institucionet përgjegjëse të reagojnë.
Më problem për këta banorë të cilët jetojnë përgjatë rrugës nacionale dhe ujërat e zeza rridhnin në sipërfaqe ka qenë periudha e të nxehtit që shkaktonte aromë të keqe dhe mbushte banesat me insekte.
Banorët kërkojnë gjithashtu që të rehabilitohet edhe rruga ku janë kryer punime për vendosjen e tubacioneve të ujërave të zeza./btvnews.al