Ditët e fundit Efi dhe Qetsori kanë patur disa diskutime me njëri-tjetrin për finalen, fitoren dhe finalistin e katërt.
Qetsori është shprehur i bindur që ai do shpallet finalisti i katërt dhe se do rrëmbejë çmimin e madh, sepse për këtë arsye hyri në shtëpi, për të fituar.
Për këtë gjë ai vuri bast me 5 mijë Euro me Efin se do shpallet finalist në spektaklin e së shtunës. Kjo e fundit tha se finalisti i katërt do jetë Nita ose Kristi dhe sipas saj, Qetsori po “ëndërron” kot.
Biseda të tilla kanë qenë shumë të shpeshta mes tyre, Qetsori flet me bindje se është fitues, ndërsa Efi thotë se çmimin e madh do e marrë ajo./btvnews.al