E martë, 26 Nëntor, 2024

Celibashi shpjegon ndryshimin e qendrës së votimit për 1.2 milion zgjedhës

Një nga shqetësimet që opozita ka ngritur këto zgjedhje vendore është ndryshimi i qendrave të votimit për 1.2 milionë zgjedhës.

Në “Intervistë” me Merita Haklajn, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sqaron se rezulton që ndryshimet janë në fraksione, por kryesisht bëhet fjalë për votim në të njëjtën qendër.

“Bazuar mbi këtë diskutim, ajo që ka rezultuar në këto ndryshime, lidhen me faktin që brenda të njëjtës qendër votimi (godinë) ndryshimet janë që një votues deri dje ka votuar në fraksionin 1 do të kalojë te 2. Pra, nëse kanë votuar në katin e parë, do të kalojnë në katin e dytë.”

Qëllimi sipas Celibashit në këtë rast është që votuesit e një godine, një pallat për shembull, të votojnë te i njëjti fraksion i një qendre votimi.

“Ka pasur raste që rezulton që ai i katit të dytë të pallatit, votonte te klasa në katin e parë të shkollës, komshiu i vet ngjitej lart,” shton kryekomisioneri.

Celibashi shton se nëse ndryshimet nuk janë të natyrës që ai përshkroi më sipër, situata mund të jetë problematike.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit