Një konflikt brenda familjes ka marrë përmasa të mëdha gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Lutif Fanajt ku dhëndri i familjes nga Kosova dyshohet se ka dhunuar anëtarët e saj dhe më pas ka spërkatur banesën me benzinë duke i vënë flakët.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe shtëpia e fqinjëve, në pronësi të Petrit Izetit.
Mësohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë si pasojë e dhunë fizike, por edhe flakëve të zjarrit. /btvnews.al