Vera pritet të sjellë një revolucion të vërtetë te PSG. Parisenët nuk janë të kënaqur nga shërbimet e Reanto Sanches dhe me shumë mundësi, mesfushori portugez do largohet në verë nga Parku i Princave. 18 paraqitjet në Ligue 1 nuk kanë përmbushur pritshmëritë dhe divorci është çështje kohe.
Për Sanches, sipas asaj që shkruajnë mediat ka interesim Liverpool. Pas João Palhinha të Fulham, Rúben Neves të Wolverhampton dhe Matheus Nunes, trajneri i The Reds Jurgen Klopp shikon 25-vjeçarin si përforcim për mesfushën e Liverpool-it sezonin e ardhshëm.
Çmimi i kartonit të Sanches nuk është i lartë, duke patur parasysh mundësitë ekonomike të anglezëve. Kushdo që dëshiron të firmosë me lojtarin, fillimisht do paguajë 20 milionë.