E martë, 26 Nëntor, 2024

Vetëm një jave para finales, Kiara merr vendimin e papritur për faqen e Instagramit të Luizit

Menaxhimi i faqes zyrtare të Luiz Ejllit në Instagram ka krijuar debate të shumta së fundmi, mes pretendimeve se Top Channel kërkonte marrjen e faqes në dorë, kundërshtimit të një hapi të tillë nga shoqja e Luizit e cila merrej që nga fillimi me menaxhimin e rrjetit dhe së fundmi me marrjen në dorëzim nga motra e banorit të Big Brother Albania Vip dhe mbylljen e faqes.

Duket se dilemën e ka zgjidhur Kiara Tito, e cila në një postim në Instastory ka njoftuar se për banorin e BBVA tashmë është hapur një faqe e re nën menaxhimin e saj.

Në vetëm pak kohë nga hapja e faqes numri i ndjekësve ka shkuar në 118 mijë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit