Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fushë Arrëz, Hil Curri.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se kandidatët e koalicionit “Bashkë Futojmë” kanë marrë mbështetjen e të gjithë popullit opozitar.
“Vij sot në këtë shesh dhe ju takoj me një kënaqësi të veçantë, por në dallim me të gjitha takimet që kemi bërë deri sot, për të paraqitur kryetarë bashkie e deputetë, sot unë vij për të paraqitur jo kandidatin tim, apo të kryesisë së PD-së, por për të paraqitur Hil Currin, kandidatin tuaj. Kandidatin e vullnetit tuaj të lirë, e votës tuaj, e dinjitetit tuaj.
Njëkohësisht Hil Curri, pasi meritoi besimin tuaj, ka fituar mbështetjen jo vetëm të PD-së, por edhe të 24 partive të tjera, të spektrit opozitar, pra mbështetjen e mbarë popullit opozita”, tha Berisha./btvnews.al