E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Do të ketë reshje shiu, mësoni si do jetë moti për këtë të diel

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4-19°C, në zonat e ulëta 5-23°C dhe në zonat bregdetare 10-23°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit