E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Sekuestrohet 10.2 ton kokainë me vlerë 340 milionë Euro

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Kolumbi, në bashkëpunim me autoritetet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç raportojnë mediat vendase është bërë e mundur kapja e 10.2 ton kokainë.

Operacioni u zhvillua 120 milje detare në verilindje të Gjirit të Morrosquillo, kur autoritetet zbuluan një varkë të tipit “Go Fast” në të cilën udhëtonin pesë persona.

Pasi kuptuan praninë e autoriteteve, trafikantët filluan t’i hidhnin në det sasinë e drogës.

Në operacionin e parë, droga e sekuestruar nga autoritetet ishte e ndarë në 1 911 pako drejtkëndëshe me peshë 1 915 kilogramë, nga ku u vunë në pranga katër shtetas kolumbianë dhe një tjetër panamez.

Ndërkohë, operacioni i dytë, sipas Marinës, u zhvillua 97 milje detare në veriperëndim të Gjirit të Morrosquillo, ku patrullat kolumbiane dhe panameze gjetën gjithashtu një varkë me katër trafikantë në bord./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit