E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shqiptarët zënë numrin më të madh të të burgosurve të huaj në burgjet e Britanisë, gjykatësi: Kemi boll kriminelët tanë, nuk duam…

Një gjykatës në Angli ka qortuar një emigrant shqiptar që iu kthye krimit pasi mbërriti ilegalisht në Britani me gomone. Duke e dënuar Fatmir Limanin, i cili grabiti një shtëpi në Leeds, me 18 muaj burg në fillim të këtij muaji, gjykatësi Simon Batiste i tha atij: Mbretëria e Bashkuar ka shumë kriminelë tanët. Nuk kemi nevojë t’i sjellim nga Shqipëria.

Ndërkohë shifrat tregojnë se 75% e shtetasve shqiptarë që kanë mbërritur ilegalisht kanë kryer të paktën një vepër penale në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe 30% e tregtisë së drogës të klasit A të Britanisë tani kontrollohet nga krerët e bandave shqiptare.

Këtë vit deri më tani, 93 shqiptarë janë burgosur, me një kosto për taksapaguesit prej 17 milionë paundësh, për vepra të rënda si vrasja, përdhunimi, rrëmbimi dhe vjedhjet, përfshirë 14 në javën e kaluar.

Ata përfshijnë gjashtë vrasës, një përdhunues, një rrëmbyes, pesë tregtarë droge të klasës A dhe 56 kultivues kanabis. Nga 93 të burgosurit, të paktën 53 mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, ose me varka të vogla ose në pjesën e pasme të kamionëve.

Shqiptarët përbënin përqindjen më të madhe të më shumë se 45,000 njerëzve që kaluan Kanalin ilegalisht vitin e kaluar. Në një fazë verën e kaluar, ata përfaqësonin 60 përqind të të ardhurve me varka të vogla./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit