Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë ku dy shtetas nga Kosova kanë tentuar të vrasin një të moshuar dhe nipin e saj të mitur në Vlorë.
Sipas policisë dyshohet se për motive të dobëta, 2 shtetas kishin dhunuar fizikisht një 70-vjeçare dhe nipin e saj 14-vjeçar, dhe më pas kishin tentuar t’i vrisnin ata, duke i vënë zjarrin banesës ku këta 2 shtetas gjendeshin pa ndjenja, kanë organizuar punën për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtij rasti”, njofton Policia.
Policia ka arrestuar njërin prej tyre teksa largohej drejt Kosovës, dhe një tjetër kosovar që e shoqëronte, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
“U kap në Morinë, në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi G. B., 42 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në Kosovë (shoqërues i shtetasit G. B.), i cili dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë. Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij”, sqaron policia./btvnews.al