Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, zhvilloi një takim me gra dhe vajza.
Gjatë takimit ai premtopi më shumë mbështetje për nënat kryefamiljare dhe tha se nënat kryefamiljare dhe gratë e divorcuara do të jenë në fokusin e tij, të cilave do t’iu mundësojnë rimbursim 100% për kreditë për strehim.
“Do ta kemi prioritet që nënat kryefamiljare, të cilat kanë gjithë peshën e familjes, nënat e fëmijëve jetim, apo të divorcuara do t’i kemi në fokusin tonë. Do t’i trajtojmë ato me dinjitet.
“Do t’i japim kredi, 100% do ua rimbursojë bashkia kredinë për strehimin. Do të jenë në listën prioritare për të marrë apartament, banesën, që është absolutisht jetike. Ne do u marrim, firmave të ndërtimit bashkia edhe sot e ka me ligj që do u marrë 3%. Mirëpo bashkia e merr në para të gjithë, nuk e merr në objekt.
Ne do ta marrim një pjesë në para, një pjesë në objekt. Do ta marrim në objekt me qëllim që çiftet e reja, gratë kryefamiljare, ata që s’kanë kushte për të siguruar minimumin jetik, do të strehohen në këtë shtëpi me kriteret që ka vendosur ligji. Ne duam që t’i strehojmë këto familje në këtë hyrje që ka në dispozicion bashkia.
Nga ana tjetër, ne e dimë se cili është problemi më i madh që kanë gratë sot. Përveç rritjes së fuqisë ekonomike, është raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Me të ardhura të pakta nuk kryen dot shpenzime të larta. Prandaj ne do ta çlirojmë ekonominë kriminale në bashki, do ta çlirojmë tregun dhe duam që të ulim taksën që është nga 15% do ta zbresim në 5% me qëllim që të bie çmimi i banesave“, tha Bejko./btvnews.al