DASHI- Sektori i dashurisë do jetë më i privilegjuari sot dhe duke u ndier të përmbushur shpirtërisht do e kaloni ditën më mirë. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë pasiononte dhe shumë e veçantë.
DEMI- Venusi do ju shtojë optimizmin sot dhe do bëjë që jeta t’iu ecë sa më mirë. Nëse jeni në një lidhje, komunikimi do bajt që të mos keni debate me partnerin. Çdo gjë do e zgjidhni fare lehtësisht.
BINJAKËT- Ka mundësi që kjo të jetë një ditë reflektimi për të gjithë ju. Pranoni të diskutoni me miqtë më të afërt sepse ata do iu japin mendime dhe këshillat e duhura.
GAFORRJA- Gjatë kësaj dite do hidhni hapa përpara si në jetën profesionalë ashtu edhe në atë sentimentale. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të dashuri si ju ashtu edhe ai që keni në krah.
LUANI- Sinqeriteti do ju bëjë të keni sukses të padiskutuar në çdo fushë sot. Nëse keni një lidhje do i shtoni edhe më shumë dozat e imagjinatës dhe marrëdhënia juaj ka për të qenë e jashtëzakonshme.
VIRGJËRESHA- Sot do shkëlqeni dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Në disa momente do ju ndodhin edhe gjëra që nuk i keni pritur. Nëse jeni në një lidhje do i harroni momentet e tensionuara dhe do përgatisni surpriza të njëpasnjëshme që situata të ndryshojë sa më shpejt.
PESHORJA- Do keni disa pengje për të shkuarën sot, megjithatë do mundoheni t’i fshihni dhe do shfaqni humor të mirë. Lëreni pas të shkuarën.
AKREPI- Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjërat.
SHIGJETARI- Sot do jeni shumë të paduruar dhe mund të bëni gabime të mëdha. Do keni njëmijë projekte në mendje dhe nuk do arrini të përmbushni dot asnjërën ashtu si duhet.
BRICJAPI- Jeta juaj do përballet me stuhi dhe furtuna të njëpasnjëshme sot. Mundohuni sa më parë t’i vini kapak së shkuarës sepse ajo do ju sjellë herë pas here probleme. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes.
UJORI- Kundërshtime në punë dhe situata të vështira për të zgjidhur do keni sot. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe besojini me shumë vetes.
PESHQIT- Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet./btvnews.al