E diel, 1 Dhjetor, 2024

Fushata – Rama në Pogradec: Projekt i madh me vlerë 15 milionë Euro për rijetëzimin e Drilonit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit dhe këtë të hënë është ndalur në Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se një projekt me vlerë 15 milionë Euro është një proces që do të përfshijë të gjithë zonën e Drilonit. Me prezantimin e këtij projekti, Rama kërkoi votën e qytetarëve të Pogradecit.

“Sot, falë punës së kryetarit të bashkisë dhe mbështetjes që i kemi dhënë, Pogradeci nuk ka më problem me kanalizimet dhe pas dekadash të tëra nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen ku shtrihet një nga pasuritë më të mëdha e këtij komuniteti që është shtysa më e fortë për të investuar dhe më shumë për ta bërë Pogradecin destinacion dhe më turistik.

Ne kemi në proces një projekt të madh, 15 milionë Euro që është në kantier në zonën e Drilonit. Kemi projektin tjetër për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit, një projekt që do ta transformojë Pogradecin. Kemi një sërë projektesh të tjera. Di që kemi akoma një borxh ndaj zonës së Mokrës ku ka akoma potencial për zhvillimin e turizimit dhe ku mungon infrastruktuara e nevojshme për t’u dhënë hov ekonomisë së zonës”, tha ndër të tjera Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit