Cristiano Ronaldo është gati të rikthehet në Real Madrid, vetëm disa muaj pasi iu bashkua Al-Nassr në Arabinë Saudite.
Media spanjolle ‘El Nacional’, shkruan se portugezi mund të rikthehet në skuadrën madrilene por këtë herë si ambasador i klubit dhe jo si lojtar.
Marrëveshja mësohet të jetë ofruar nga presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez. Ronaldo duket tashmë i gatshëm të heqë dorë nga paga prej 210 milionë eurosh në sezon që i ofron klubi saudit.
Në rast se nuk rikthehet si ambasador i Real Madridit, media spanjolle shkruan se një tjetër mundësi është që legjenda portugeze t’i bashkohet skuadrës së Newcastle United nëse këta të fundit kualifikohen në Champions League./btvnews.al