Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023 që do te zhvillohet në Liverpool. Ata do të përformojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, me datë 11 maj. Tashmë shumë pak ditë na ndajnë nga kjo natë e madhe që do përfaqësojë shqiptarët.
Të entuziazmuar, Albina publikoi një imazh ku shihet bashkë me familjen, ku shihet se janë në aeroport.
“Rrugës për fitore”, shkruan ajo krahas fotos.