Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nga Mallakastra kërkoi që PD të bashkohet dhe të lihen mënjanë mëritë.
“Sot është momenti që ajo që ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjanë. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerëzve që kanë qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim“, tha ai.
I keqardhur nga bojkoti që opozita i bëri në 2019-ën zgjedhjeve lokale, Alibeaj kërkoi ndjesë për braktisjen që Partia Demokratike i bëri qytetarëve.
“Rezultoi që ishte një lëvizje e gabuar. Ndjesë për këtë veprim që bëmë në atë kohë, i lamë vetëm qytetarët e Mallakastrës”, shtoi më tej Alibeaj./btvnews.al