Një situatë kaotike ka ndodhur në një prej qendrave të emigrantëve në Britani. Të paktën 13 të burgosur janë arratisur pas trazirave që ndodhën dhe bëhet me dije se më të arratisurve 7 janë shqiptarë.
Mediat britanike shkruajnë, se vetëm 6 prej tyre janë kapur, përveç 7 shqiptarëve të cilët janë ende në kërkim nga autoritetet. Mësohet se arsyeja e trazirave ka qenë hyrja në një palestër.
Po ashtu sqarohet se përçarja filloi kur 40 të arrestuar u ndaluan të përdornin palestrën në qendrën e largimit të imigracionit Yarl’s Wood, në Milton Ernest, Beds.
Të arrestuarit, të cilët mbahen në qendër në pritje të dëbimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambientet./btvnews.al