E martë, 22 Prill, 2025

VIDEO – As festë e as protestë, heshtje në ditën e punëtorëve në Bulqizë

1 Maji në shumë vende përkujtohet si Festa e Punëtorëve,e cila është një festë që festohet çdo vit,e cila synon angazhimin e levizjes sindikale me vështrim ekonomike.

Vite më parë në Bulqizë festohej me aktivitetete të ndryshme por jo vetëm edhe me protesta paqësore. Por sot qyteti minator i Bulqizës siç shihet edhe nga pamjet është I zbrazur, mund të shikosh vetëm ata pak ish minator në qendër të qytetit.

Ish-minatorët shprehen se dita e 1 majit duhet të ishte protestë,pasi rrogat jane të ulëta ndërkohë ushqimet po ngrihen çdo ditë shprehet njeri prej tyre. Kam punuar 30 vjet shprehet ish minatori Qazim Dama ku dhe jam gjymtuar në minierë dhe se sot marr një pension të vogel.

Por edhe shume ish minator te tjere thonë se ndjehemi të zhgenjyer qe sot në Bulqizë as festohet,por edhe as nuk protestohet per te drejtat e punetoreve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit