Kryetari i komanduar i Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeaj, nga Vau i Dejës ku prezantoi kandidaten, Klomentina Drini, ka sulmuar ata që ai i quan klasa e vjetër politike. Në fjalën e tij, Aliebaj cilësoi Ramën, Berishën e Metën si trinom i së keqes dhe tha se ata janë fosile politike.
“Japin e marrin me njëri tjetrin në një aleancë okulte. Njëri që ka rikthyer dhe një herë simptomat e dikurshme të sistemit dikatorial, mungesë shprese, mungesë lirie. Goditje ndaj biznesit.
Neveri ndaj të rinjve. Dëbimi ndaj tyre. Mungesa e ligjit. Mungesa e shtetit të së drejtës. Refuzimi, izolimi. E nga ana tjetër një pjesë tjetër. Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha.
I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka çuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik”, deklaroi ai.
Po ashtu ai deklaroi se kjo treshe ka marrë peng fatet e shqiptarëve dhe janë arsyeja se përse njerëzit ikin./btvnews.al