E martë, 3 Dhjetor, 2024

“Çmendet” 42-vjeçari, godet me çekiç një person

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 42-vjeçar i quajtur Ermal Sino ka goditur me çekiç 55 vjeçarin Qazim Hema.

Sipas policisë, Hyka ndodhet në spital ku po merr trajtimin mjekësor, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit të plagosjes.

Rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia. /btvnews.al 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit