Policia e Dibrës ka arrestuar nje 28 vjeçar pasi ka gjatë aktivitetit ku po zhvillohej panairi i automjeteve të vjetra “Retro”, ka goditur me shkelm disa prej automjeteve.
28-vjeçari gjatë shoqërimit në Komisariat ka kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin J.M., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë aktivitetit ku po zhvillohej panairi i automjeteve të vjetra “Retro”, ka goditur me shkelm disa prej automjeteve, duke krijuar shqetësim tek qytetarët. 28-vjeçari gjatë shoqërimit në Komisariat ka kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë. /btvnews.al