Tronditet Shkodra. Një 51-vjeçar është vrarë sot me armë zjarri nga qiraxhiu i tij. Mësohet se Petrit Vuksani, që sapo kishte ardhur nga Anglia, kishte qenë i vetëm në banesë kur është qëlluar me armë zjarri nga një person që i kishte dhënë shtëpinë me qira, Lekë Vuksani.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili dyshohet se është zënë me viktimën për lekët e qirasë.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. /btvnews.al