E martë, 26 Nëntor, 2024

Krimet serbe në Kosovë, Prokuroria Speciale zyrtarizon akuzat ndaj një serbi të akuzuar për dhunim gjatë luftës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën e parë në mungesë ndaj të akuzuarit D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Prokuroria Speciale ndaj të akuzuarit ka siguruar prova ku si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovës në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, e cila ka pësuar lëndime fizike dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, sqaron prokuroria.

Po ashtu bëhet me dije se Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit